ShowBiz

Fifi shfaqet e vendosur: “30 vjeç do gjej mënyrën që të bëhem nënë”

E ftuar në “Pop Culture” Fifi u shpreh se në moshën 30-vjeçare edhe nëse nuk do të jetë në një lidhje stabël, do të sjellë në jetë një fëmijë me mënyra të ndryshme.

Pavarësisht karrierës së suksesshme që dëshiron të ketë çdo femër që e aspiron atë, një tjetër ‘ëndërr në sirtar’mbetet edhe krijimi i një familjeje. Shumë këngëtare shqiptare apo të huaja janë bërë nëna para moshës 30-vjeçare, me apo pa një mashkull në krah.

E pyetur nga moderatori Kelvi Kadilli se ku e shikon veten pas 5 vitesh, Fifi tha:

Në moshën 30 vjeçare e mendoj veten me fëmijë.” Ajo shtoi më tej se edhe nëse nuk do të kishte një mashkull në krahë, do të sillte në jetë një fëmijë me anë të metodave të ndryshme. Në fund të fundit, në ditët e sotme mjekësia ka avancuar dhe gjithçka është e mundur!

Link: https://youtu.be/PPxK6tt6Hks?t=1836

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bo4DEIMBkvr/?taken-by=fifi.official.fr