Reperi i njohur shqiptar Stresi u arrestua para pak ditësh dhe mbi të rëndojnë një seri akuzash që pritet ende të vërtetohen.
Stresi u prangos në dhomën e një hoteli në zonën e Linzës, ndërsa bashkë me të ishte edhe një vajzë 20-vjeçare. Sipas policisë u arrestua edhe kjo e fundit për ‘Moskallëzim krimi’.
Ndërkohë ky detaj i arrestimit të këngëtarit, teksa ishte në hotel me një femër tërhoqi vëmendjen e shtypit rozë dhe fansave. Kjo për faktin se Stresi është i fejuar me një vajzë të quajtur Kejsi dhe vazhdimisht i bën asaj dedikimi dashurie. Fansat kuriozë janë të intersuar për reagimin e Kejsit kur ka mësuar rrethanat e arrestimit të fejuarit të saj.
Ditën e djeshme babai i reperit Sali Lushaj u shpreh se Kejsi është e shqetësuar për atë që i ka ndodhur Stresit dhe se nuk ka ndikuar asgjë në marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë për herë të parë publikisht Kejsi u është përgjigjur të gjitëve atyre që e kanë kritikuar me anë të një Story në Instagram.
“Tu prish dita ty? Të vetmit njerëz të trashë janë ato që japin opinion për këtë çeshtje pa pasur fare të bëjnë me të. Unë nuk po bëj asgjë, përvecse po mbështes familjarë që janë në dhimbje për fëmijën e tyre, ndërsi ti si shumë të tjerë i jepni gojës sikur duhet të më interesojë mua opinioni juaj. Shikoni jetën tuaj, se në momentin që dikush po kalon vështirësi t’i biesh me shkelm nuk del ti më e zgjuar se unë që të dukem e trashë. S’ja uroj të keqën askujt në këtë botë e jo më njerëzve që i dua, ndaj po s’të pëlqeu mos e hap fare profilin tim. Jeta ime private do të mbetet private, gjykimi jot apo i gjithë botës është problemi juaj që interesoheni kaq shumë për mua dhe doni muhabete tavoline. Kini kujdes se mos ju kthehet juve një ditë. Kalofshi mirë!”- ka përfunduar ajo duke shfaqur hapur qëndrimin e saj.
Link: https://www.instagram.com/bkc___/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=mqP5i5MmiAo
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Blr2QkMhOsE/?taken-by=bkc___