ShowBiz

Visjan Ukcenaj uron për ditëlindjen e së shoqes, me “një foto plot me lesh”

Aktori Visjan Ukcenaj është një nga komedianët më të dashur të ekranit shqiptar. Ai herë pas here bën dedikime të ëmbla pë familjen në rrjetet sociale. Ditën e sotme, bashkëshortja e tij Jona ka festuar ditëlindjen dhe aktori e ka uruar me humorin e tij të veçantë.

Visjani ka publikuar një foto të disa viteve më parë, kur ai i kishte flokët më të gjatë, ishte me më shumë mjekër dhe gruaja e tij i kishte flokët më të gjatë.

“Gëzuar Ditëlindjen zemër me këtë foto plot me lesh. Unë dhe Divini të duam shumë,”- shkruan aktori krahas fotos. Të gjithë ndjekësit u kanë uruar shumë lumturi dyshes së njohur dhe normalisht kanë përcjellë me të qeshura foton.

https://www.instagram.com/p/BpWRRZRhuiE/?taken-by=visjanukcenaj

Link: https://www.instagram.com/p/BpWRRZRhuiE/?taken-by=visjanukcenaj

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlnjWIjBIi9/?taken-by=visjanukcenaj