ShowBiz

“E ulët dhe e mërzitshme”, Lori Hoxha bën publike mesazhet ‘fyese’

Trashëgimtarja e Top Medias, Lori Hoxha njihet po ashtu edhe si një nga influenceret më në zë në Shqipëri.

Fokusi i saj janë kryesisht veshjet dhe make-up, por herë pas here nuk mungojnë as fotot e pjatave me ushqime, siç shumica e përdoruesve të Instagramit.

Mirëpo dje pas publikimit të disa pjatave të shijshme në Instastory, Lori është kritikuar nga një fans i cili e quan gjë ‘të ulët dhe budallaqe’.

“Të lutem mos. Nuk e di por mendoj se të postosh ushqim është diçka shumë e ulët dhe budallaqe (dhe shumë e mërzitshme). Në vend të tij mund të postosh disa veshje të bukura”, i shkruan fansi.

Ndërsa Lori ka habitur me përgjigjen e saj të ëmbël dhe madje pyet fansat si të veprojë. “Mua personalisht më pëlqen të di ku hanë njerëzit dhe çfarë është e mirë në një qytet të caktuar por nuk e di. Çfarë mendoni ju?”

Link: https://www.instagram.com/lorihoxha/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpJnGkuFJ7d/?taken-by=lorihoxha