Stuart Beattie, skenaristi i ‘Pirates Of The Caribbean’, ka sugjeruar që Johnny Depp të mos e marrë më rolin kryesor në filmin e ri.
‘Jack Sparrow’ ishte personazhi kryesor në pesë filma të ‘Pirates’ për 15 vite, rol të cilin e ka luajtur vetëm Depp.
Por duket se kapiten Jack Sparrow ka bërë udhëtimin e tij të fundit në Pearl Black.
Beattie është i pari që ka konfirmuar se Disney Studios po heq dorë nga ylli i Hollywood për të bërë ndryshime në film.
55-vjeçari, i cili është ndjekur nga dramat personale gjatë katër viteve të fundit, bëri ‘shëtitjen e tij të fundit’ si Sparrow në “Dead Men Tell No Tales”, i cili kishte performancën më të ulët të filmave, sa i takon shikueshmërisë.
Skenaristi konfirmoi largimin e Depp gjatë një interviste në tapetin e kuq të Hollywood për DailyMailTV .
Sakaq reagimet e fansave ndaj këtij lajmi, kanë qenë tejet negative.
https://www.instagram.com/p/BmyZmXClkTd/?taken-by=johnnydeppofficial
Link: https://www.instagram.com/p/BmyZmXClkTd/?taken-by=johnnydeppofficial
https://twitter.com/jaceyowen/status/1055573267489193985
https://twitter.com/EvilQueen1937/status/1055799259440824320
https://twitter.com/crybabydepp/status/1055219012563582976
https://twitter.com/TheJodieJournal/status/1055596002265255937
Link: https://twitter.com
Burimi i lajmit: https://www.thesun.co.uk/tvandshowbiz/7590643/johnny-depp-pirates-of-the-caribbean-reboot-series/?utm_medium=Social&utm_source=Twitter#Echobox=1540563182