Duket se Enca ka ende shumë materiale nga postproduksioni i klipit të saj të fundit “Kujt po i han”, për të ndarë me fansat.
Njëra prej fotove i ka bërë shumë përshtypje edhe vetë këngëtares.
Në foto ajo ka marrë një qëndrim që menjëherë është kthyer në ‘meme’.
Në një prej tyre vetë Enca shkruan: “Kur të martojnë me mblesëri”.
Ndërsa në një tjetër: “Duke pritur për mashkullin e duhur”, teksa në fund i kërkon fansave që edhe ata të gjejnë një diçiturë të përshtatshme me mimikën e saj të përhumbur.
Link: https://www.instagram.com/enca/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpH3KFWgKTk/?taken-by=enca