ShowBiz

E dashura e Nas Daily ia plasi të qarit në studio, fillon e fyen ballkanasit

Blogeri i famshëm izraelito-palestinez Nas Daily, së fundmi vendosi të vizitonte Shqipërinë dhe të pikaste temat më interesante në vendin tonë për t’i shpalosur ato në disa video 1-minutëshe, të cilat më pas i ndan me 10 milionë ndjekës në profilin e tij në Facebook.

Puntata e fundit e emisionit “Xing me Ermalin” prodhoi jo pak polemika. I ftuari i mbrëmjes ishte pikërisht Nas, i cili shoqërohej nga e dashura e tij Aline.

Ka qenë një pyetje e Kejvinës ”Udhëtimet i bën për të kapur femra?!”, ajo ç’ka acaroi situatën dhe bëri që e dashura e tij të shpërthente në lot.

Ajo e ka cilësuar si të pavend dhe më pas lëshoi një apel të fortë, duke dënuar me fjalor eksplicit trajtimin e femrave si objekt seksual në Shqipëri dhe Ballkan.

Debate të ashpra ka pasur edhe në rrejet sociale, ku përpos të dashurës, edhe vetë Nas ka shprehur pakëqaqësinë e tij, ndaj qëndrimit të Mamaqit.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=BFHRwwkkiIw

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan