ShowBiz

Çdo thotë Nora pas këtij këcimi sensual me Lejlën? Kapet ngushtë Robert Berisha

Robert Berisha është një nga këngëtarët më të komentuar të Showbizzit. Së fundmi ai është angazhuar edhe në televizion, si konkurrent në këtë edicion te “Dance with me” së bashku me moderatoren Leila Kraja.

Mbrëmjen e së hënës, dyshja erdhi me një kërcim mjaft sensual që u pëlqye nga publiku dhe juria.

Pas përfundimit të performancës, moderatorja Alketa Vejsiu u ndal pak te momentet mes Robertit dhe Leilës dhe e pyeti këngëtarin se çfarë thotë bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.

“Robert po Nora? Nora ç’do thotë? E di atë nga ‘Përrallë nga e kaluara?’, po bota, bota ç’do të thotë’. Se ishte shumë i përfshirë emocionalisht në këtë kërcim dhe më pëlqeu shumë momenti kur ishit të dy ti dhe Lei”, tha Alketa.
Ndërkohë Roberti u përgjigj menjëherë: “Prej momentit kur firmosa kontratën, jam përfshirë në këtë show, unë jam artist. E përshëndes Norën, gocën time dhe të gjithë ata që po na shikojnë”.

Link: https://youtu.be/6vvSaZfhA1I?t=152

Burimi i fotos kryesore: ©TvKlan