Një seri vallëzimesh shumë sensuale ka amplifikuar edhe më tej thashethemet dhe aludimet për afrimitetin e Lejla Krajës dhe Robert Berishës.
Po ashtu është spekulluar për mënyrën se si mund të reagojë bashkëshortja e këngëtarit, Nora Istrefi.
Por, më në fund i kanë dhënë përgjigje pjesëmarrjes në spektalin “Dance With Me”, ku Roberti tha:
“Që prej momentit që firmosa këtë kontratë, jam përfshirë në çdo performancë sepse jam artist. E përshëndes Norën dhe gocën. Nëse kam një motër në Shqipëri ajo është Lei.”
Kështu nuk ka asgjë më shumë se miqësi mes Lejlës e Robertit. Madje ky i fundit është më i dashuruar se kurrë me të dashurën e zemrës.
Link: https://youtu.be/6vvSaZfhA1I?t=326
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bpz1kHPFYxf/