ShowBiz

2 Ton feston ditëlindjen. Dalin pamje nga festa luksoze

2Ton është një nga reperët më të famshëm në vend. Sot ai ka festuar ditëlindjen e tij të 29-të dhe e ka festuar atë që në mesnatë bashkë me shoqërinë e tij.

Reperi ka publikuar disa foto nga festa në Instagram, ku pranë orës që shënon 12, ai ka pozuar me një shampanjë në dorë, ndërsa rrotull vetes ka fishekzjarrë e shishen e pijes.

Nëpërmjet videove të ndryshme, 2Ton ka treguar se ka festuar me shokët deri në orët e para të mëngjesit, ndërsa ata i kanë bërë një tortë të dekoruar me mikrofon e nota muzike, duke i uruar ditëlindjen.

Kujtojmë se ditën e djeshme reperi publikoi një bashkëpunim shumë interesant, me titullin “Sa gabime” i cili deri tani është pritur shumë mirë.

Link: https://www.instagram.com/2tonofficial/

Link: https://www.youtube.com/watch?v=PHcInIRGYaQ

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bprm21lFq8y/