Klevis Bega, i njohur në publik si Kastro Zizo, ka shpallur ambicien për të kandiduar për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të 2019-ës.
Kastro Zizo ka thënë se do të garojë për Bashkinë e Përmetit nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këngëtari tha se jo më kot e ka zgjedhur këtë qytet, pasi aty ka pasaportizimin, sigurisht edhe shanse më të larta për të fituar.
Megjithatë, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Kastro Zizo u shpreh se do konsultohet paraprakisht me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Link: https://youtu.be/i-Zjx1vJrxA?t=781
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bp2Q8NXgzcU/