ShowBiz

Pse nuk flasin prej vitesh? Enca zbulon arsyen e sherrit me Noizyn

Pas një zënke ende të pasqaruar kurrë publikisht, marrëdhënia mes Encës dhe Noizyt u ftoh dukshëm.

Dy emrat e mëdhej të muzikës, kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen për shkak të konfliktit që kanë pasur me njëri tjetrin, gjë që shkaktoi edhe largimin e këngëtares nga grupi OTR.

Asnjëri prej këngëtarëve deri tani nuk e kanë thënë arsyen e zënkës, por së fundmi Enca ka habitur me një deklaratë të bërë në emisionin “NIN” në Kosovë.

“Mashkulli ka shumë ego dhe meshkujt në përgjithësi nuk do donin të ishin me një femër, që fiton më shumë se ai”, tha Enca duke lënë të nënkuptohet se xhelozia është në thelb të kontraditave mes tyre.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=AJQrwwEYZ-0

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=LsA1jJTNfnE