ShowBiz

“Ky flamur më bën krenar”, Bledar Hoxhaj nuk e kursen patriotizmin në pragë të festave

Flamur, simbole kombëtare, monumente kulture, qytete muze dhe gjithçka që plotëson identitetin tonë si shqiptarë, janë të përmbledhura në një projekt artistik mjaft interesant.

Fjala është për “Ky flamur më bën krenar” projekti i ri i këngëtarit Bledar Hoxhaj, i cili me një stil pjesërisht folklorik, himnizon jo vetëm flamurin si simbol, por edhe vlerat e të qënit shqiptar.

Klipi i ri i paraprin 28 dhe 29 nëntorit, dy festa të cilat bashkojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë, rreth simboleve dhe krenarisë kombëtare.

Le t’i këndohet pra edhe një këngë e re dhe e bukur flamurit që na përfaqëson të gjithëve.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=Sd4O2VzGbCo