ShowBiz

Si reagon Rudina Magjistari kur e imitojnë në Portokalli?

 

Pasditen e djeshme, Rudina kishte të ftuar për herë të dytë në programin e saj Elton Ilirjanin dhe nuk mund të mos kujtonin imitimin që iu bë atyre nga Florjan Binaj në rolin e Eltonit dhe Rezart Veleshnja në rolin e Rudinës.

“Shikoje pak se si na kanë imituar te “Portokallia” ne të dyve. Është një program që ne e kemi realizuar pak kohë më parë. Më kanë imituar mua dhe ty” ,– tha Rudina duke ndjekur me të qeshur një sekuencë nga ajo pjesë e “Portokallisë”. Duke qeshur me rolin e saj, por më shumë me rolin e Ilirjanit, ajo tha: “Në fakt, ti ishe ai që ke spikatur në këtë rast më shumë, sepse edhe nga komentet këtë vura re. Ishte një personazh i arrirë” – tha Rudina ndër të tjera.

Link: https://youtu.be/BKW3ZaeUl2Y?t=1185

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel