ShowBiz

Publikoi foto shtatzënë, fansat kryqëzojnë Elita Rudin për këtë detaj

Elita Rudi po shijon pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin e saj reperin Gjiko.

Edhe pse në fillim, ajo e mohoi, pak ditë më parë Elita e konfirmoi në klipin e ri “Distanca” ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur në shtrat me Gjikon.

Tanimë Elita nuk e fsheh më barkun e rrumbullakosur dhe sot ka postuar disa foto të reja e veshur me fustan të zi dhe taka.

Pikërisht këto të fundit kanë bërë që moderatorja të kritikohet nga fansat duke qenë se takat nuk këshillohet të mbahen gjatë shtatzanisë.

Link: https://www.instagram.com/p/BqaRZkbglzT

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqH929aAh_T/