‘Kur përfundon një dashuri si kjo e jona’ është kënga që ka rikthyer Rozana Radi në ‘Kënga Magjike’. Publiku e priti mjaft mirë këtë këngë. Mirëpo në të njëjtën ditë me të performoi edhe Fifi me Mc Kreshën. Dyshja erdhi me një projekt drithërues që mban titullin ‘Psikopatja jote’.
Siç dihet Rozana dhe Mc Kresha vite më parë kanë qenë të lidhur dhe me siguri fansat janë kuriozë të dinë se ç’ndodhi mes tyre, teksa ishin në një ambjent të përbashkët.
Në media sakaq bëri bujë lajmi se puntata e djeshme e ‘Kënga Magjike’ ishte e regjistruar pasi Rozana dhe Kresha kanë kërkuar të performojnë në ditë të ndryshme.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=GlWjfO30zLM
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan