ShowBiz

Zgjodhi Amerikën para aktrimit dhe regjisë. E pabesueshme çfarë pune bën Bjordi i BB atje

Një nga ish-banorët më të famshëm të “Big Brother Albania” është pikërisht Bjordi Mezini , i cili konkurroi në shtëpinë e famshme në edicionin e dytë të saj.

Pas largimit nga shtëpia, Bjordi u bë një aktor dhe regjisor shumë i njohur për publikun shqiptar.  Për vite me rradhë ka luajtur në serialin “Kokrrat” dhe u morr me disa prodhime të tjera kinematografike.

Bjordi ka disa muaj që po jeton në SHBA bashkë me të dashurën e tij dhe pak më parë ai i është përgjigjur disa pyetjeve që fansat i kanë bërë në Instastory.

“Me se po merresh tani?”, e pyet një fans Bjordin. ‘Momentalisht po punoj në një lokal”, ka shkruar Bjordi  duke treguar edhe se shpreson të jetojë përgjithnjë atje ku është.

Link: https://www.instagram.com/bjordimezini/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BkQ9eznnZz8/