ShowBiz

Roberti mund të ishte i imi. Çudit publikun Lei Kraja

“Shiko kush luan” nga Luana Vjollca, zbulon plot surpriza, të papritura dhe sigurisht shumë informacion për faqet rozë të mediave. Loja “E vërtete apo sfidë” është një nga më interesantet e spektaklit, ku përballë njëri-tjetrit u vendosën Ervin Kurti dhe Lei Kraja.

Gjatë lojës kjo e fundit zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes ngacmuese: “Nëse nuk do të ishte i martuar, a do të ishte i dashuri yt Robert Berisha dhe pse?”

Lei u përgjigj “pse jo”, duke shtuar se Roberti është i pashëm, ka trup për tu admiruar dhe tipi i tij është tërheqës.

Më pas, Lei ka sqaruar se pavarësisht këtyre, diçka e tillë nuk mund të ndodhë kurrë pasi Roberti ka në krah një nga femrat më seksi të showbiz-it shqiptar. Gjithashtu ajo theksoi edhe deklaratën e këtij të fundit që atë e ka si motrën e tij të vogël.

Link: https://youtu.be/aijGCxyaxrg?t=2625

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqX_rUWn5hs/