ShowBiz

Adelina Tahiri publikon foton e së ëmës dhe ato ngjajnë si motra

Mamaja e këngëtares Adelina Tahirit sot feston ditëlindjen e saj dhe për familjen është një ditë e veçantë.

Adelina ka publikuar një foto të së ëmës krahë babait të saj, ndërkohë që po përkëdhelin vogëlushin Jon. Përbri fotos, këngëtarja i ka dedikuar disa fjalë zemre mamasë, teksa e ka uruar për ditëlindje.

“Mami e dashur! Çfarëdo që të them do ishte shumë e vogël, çdo urim i imi do ishte asgjë me atë ç’ka ndjej dhe me atë çfarë meriton ti, dua të jetosh sa malet, të jesh e lumtur gjithmonë, do doja në jetë të jem të paktën 30% një nënë si ty! Ti më mësove të dua, të respektoj dhe të vlerësoj ! Faleminderit që egziston. Të do vajza jote Adelina!”, shkruan këngëtarja. Po me këtë foto zbuluam gjithashtu se Adelina është kopja mamasë, pasi ato janë të dyja bjonde dhe ngjasojnë shumë mes tyre.

https://www.instagram.com/p/BrnRIwLHVli/

Link: https://www.instagram.com/p/BrnRIwLHVli/

https://www.instagram.com/p/BoUOPW-FHrB/

Link: https://www.instagram.com/p/BoUOPW-FHrB/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqMy4_Wnpr3/