ShowBiz

”Wiwibloggs” vlerëson këngën e Soni Malajt: Zëri dhe trupi i dridhet

“Wiwibloggs” komenton si çdo vit këngët që marrin pjesë në Festivalin e RTSH, pasi kënga fituese do të përfaqësoje Shqipërinë në Eurovizion. Dy komentatorët kanë folur me superlativa dhe duket se e kanë pëlqyer shumë Sonin, për vokalin dhe ritmin.

”E dua shumë këtë këngë. Shqipja tingëllon shumë bukur”,-thotë njëri nga komentatorët. E më pas në momentin kur kënga fillon dhe kap notat lart ata vazhdojnë komentin: “Ohhh kjo është e mrekullueshme. Me një vokal shumë të fuqishëm që nuk ju bën vetëm të lëvizni por ju bën shpirtin të lëvizë me vokalin e saj.”

“Më duket kjo do të jetë e preferuara ime”,-vazhdon më tej komentatori i Wiwibloggs. “Soni Malaj, ti je një pretendente. Je një pretendente”.

Sigurisht që këngëtares sonë i është bërë qejfi për vlerësimin dhe e ka shprehur mirnjohjen e saj nëpërmjet profilit në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BrpNsewAnLN/

Link: https://www.instagram.com/p/BrpNsewAnLN/

https://www.instagram.com/p/BrpPjolAzUr/

Link: https://www.instagram.com/p/BrpPjolAzUr/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlgSrFHnY7x/