ShowBiz

Brunilda e “Hell’s Kitchen” godet me shuplakë shef Renaton

Në puntatën e mbrëmjes së djeshme të spektaklit “Hell’s Kitchen”, shef Renato vendosi t’i delegonte të gjitha përgjegjësitë konkurrentes Brunilda.

Renato i kërkoi konkurrentes që të ishte shefja e restorantit. Për këtë arsye Brunilda “mori hak” për të gjitha të bërtiturat dhe thyerjet e pjatave që Mekolli ka bërë gjatë gjithë spektaklit.

Në fillim ajo e nxjerr jashtë kuzhinës Renaton, i cili në ato momente ishte në rolin e konkurrentit, duk i kërkuar që të bënte kujdes me pjatën që i nxirrte klientit.

Por më pas me një buzëqeshje në fytyrë Brunilda shprehet: “Jam aq e mbushur sa nuk di si të reagoj”. Në këtë moment Renato i thotë të nxjerrë çfarë ka në shpirt!

Me shaka ajo e godet me shpullë në sytë e të gjithëve.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=b88TJNIo37E&feature=player_embedded

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel