ShowBiz

Reagimi i Almedës, teksa dëgjon rrahjet e zemrës së bebit, do iu rënqethi

Lajmi për pritjen e ëmbël të bukuroshes Almeda Abazi, bëri bujë në media.

Ajo dhe aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman, po presin fëmijën e tyre të parë.

Modelja e njohur ka zgjedhur që këtë periudhë të bukur të jetës së saj, ta ndaje edhe në rrjetet sociale me ndjekësit.

Para disa ditësh ajo na tregoi sesi dukej me barkun e rrombullakosur.

Jo vetëm kaq por Almeda është rikthyer pas në kohë, duke publikuar foto nga dita kur dëgjoi për herë të parë rrahjet e zemrës të së birit.

Bukuroshja duketse po përjeton një emocion të jashtëzakonshëm që tanimë ka zgjedhur ta ndajë me fansat e saj online.

Link: https://www.instagram.com/almeda92/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BpPe6-KBx5E/