Blogerja e njohur Armina Mevlani komentohet shumë për jetën e saj, pasi prej 7 vitesh është në një lidhje me djalin e ish kryeministrit të vendit, Shkëlzen Berisha.
Jeta e çiftit tërheq gjithnjë vëmendjen e publikut. Ndërsa mbrëmjen e djeshme Shkëlzeni është kujdesur që t’i bëjë një dhuratë mjat emocionuese partneres së tij.
Plot 50 trëndafila rozë prisnin Arminën tek dera e shtëpisë. Këtë surprizë të veçantë, të cilën jemi mësuar ta shohim në filmat romantikë, blogerja e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.
Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Shkëlzeni i bën qejfin Arminës në këtë mënyrë.
Link: https://www.instagram.com/armina_mevlani/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjvNObxhHUa/