ShowBiz

“Je tmerr!” Çfarë e acaron Big Bastën tek Vesa Luma?

Partnerë në jetë, partnerë edhe në projektet e angazhimet profesionale. Vesa Luma dhe Big Basta janë çifti i artistëve që kanë gjetur te njëri-tjetri shokun e jetës.

Reperi duket se kujdeset për çdo detaj në këngët e partneres së tij dhe tani po shkruan një këngë të re për të. Teksa bisedojnë për këngën e re duket se Vesa është pak e padurueshme të dijë si do të jetë teksti dhe Big Basta nuk ja kursen kritikat duke i thënë: “Tmerr je për të bashkëpunuar”.

Këtë bisedë mes tyre këngëtarja e ka publikuar në Instastory duke shkruar: “Kur e shkrin Big Basta tekstin e këngës, edhe akuzat i pranojmë me kënaqësi”.

Mesa duket Vesa do të rikthehet me një këngë të re pas disa muajsh shkëputje nga muzika dhe tesktin do e shkruajë bashkëshorti i saj.

Ndërkohë reperi jeton në Zelandën e Re, ndërsa Vesa ka pak javë që është rikthyer në Kosovë bashkë me të birin Lian.

Link: https://www.instagram.com/vesaluma/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/2_2m-aKOTt/