ShowBiz

“Nepse të çuditshme”, Elita Rudi në shtatzani ha ushqimet më të pazakonta

Ka kohë që kryetema e mediave rozë është bërë pritja e ëmbël e moderatores së njohur Elita Rudi.

Ajo dhe reperi Gjiko do të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa është zbuluar se fëmija do jetë djalë.

Elita nuk e ka fshehur aspak shtatzëninë që prej momentit që dha lajmin se është në një pritje të ëmbël.

Moderatorja ka treguar se gjatë kësaj shtatzënie ka neps mjaft të çuditshëm.

Ndonëse disa ditë më parë tregoi se ushqimi i saj i preferuar ishte limoni, së fundmi ka treguar kombinimin më të çuditshëm në ushqim.

Siç duket Elita limonin e shoqëron me luleshtrydhe, pasi shihet që i shtrydh limon një pjate me luleshtrydhe.

‘Nepse të çuditshme në shtatzëni’, shkruan Elita mbi videon e publikuar në Story.

Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BrfrOCAAhFq/