Viol Xhafajn është një ka spikeret më simpatike të ekranit e një ndër më të përgatiturat e me më shumë përvojë. Ajo ishte dje e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan bashkë me nënën e saj Liljanën, me profesion mësuese.
Gjatë emisionit, ata rrëfyen marrëdhënien e ngushtë që kanë me njëra-tjetrën dhe zbuluan detaje nga fëmijëria e spikeres.
“Viol lindi shumë vite pas vajzës së madhe dhe ne dëshironim shumë një djalë, çdo gjë Violës iu qep blu dhe bojëqielli. Im shoq e rriti si djalë, është rritur e përkëdhelur dhe me shumë dashuri. Vajzën e madhe e kemi rritur me më shumë norma, ndërsa Viol është rritur me shumë lëshime, ka qenë çapkënia e babit. Viol nuk shkonte kurrë tek parukierja, vetëm tek berberi, deri në gjimnaz. Rrinte me pantallona, ka qenë si çun. Viol tani është e rritur dhe ka marrë frenat në dorë dhe unë vetëm një porosi i jap, të cilën ajo e di çfarë është”, tha Liljana.
Ndërkohë Viol shtoi se ka nisur të veshë fustane dhe të rrisë flokët kur nisi shkollën e lartë.
Link: https://youtu.be/o0uzlcWTCqI?t=260
Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan