Fill pas bom-it të jashtëzakonshëm që bënë ndërkombëtarisht Cardi B dhe Nicki Minaj, edhe femrat zqiptare morën zemër dhe i hynë industrisë së muzikës në fushën e repimit. Së fundmi duket qartë konkurrenca mes repereve dhe nuk mungojnë “diss”-et që i bëjnë njëra-tjetrës.
Në një postim në profilin e saj në “Instagram”, reperja e njohur Tayna shfaqet teksa bën rep. Në fjalët e saj ajo citon se atyre iu dhemb e vërteta, se nëse do kishte pasur shikues fake në videot e saj, atëherë njerëzit në koncert si i blen?
Këto fjalë mendohet si i drejtohen reperit Fero, i cili e quan veten “Baba” dhe reperes Rina, e cila e quan veten “Mama” e rep-it.
“Qysh po don mu shty kur tekstet s’i shkruan vet, ti shkrun dosti yt e ai ‘jol’ osht vet, i bjen që femnave nuk ia qet. Domethënë jom Baba se Nana e kam leht. Rolli n’G-Class dhe shoqet high class, kur na sheh je tu plas”, këndon Tayna.
Ndërkohë një pjesë ku ajo përmend makinat duket se është një diss i hapur për duetin e Rinës me Feron, të titulluar “S’ka konkurrenc”. Në tekstin e shkruar nga reperi, Rina këndon: “Bitch s’kom konkurenc T’i kapi shoqet e ti hypi me ni Benz Ohh and some of my girls at the club showing love”.
https://www.instagram.com/p/BsYWGp1gjDy/
Link: https://www.instagram.com/p/BsYWGp1gjDy/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BsQ6EzxABBU/ / https://www.instagram.com/p/BrSn32MndME/ / https://www.instagram.com/p/BrdeZQDBeFT/