Këngëtarja e mirnjohur Albërie Hadërgjonaj, në emisionin “Oxigen” u shpreh se nuk merr më pjesë në “Kënga Magjike” pasi pikët jepen mes miqsh, duke përmendur këtu fitoret e Aurela Gaçes.
“Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh.
Nuk ka asgjë të keqe se unë ata i kam miq dhe i dua shumë, por dua të them që nëse Aurela Gaçe është në Këngën Magjike, s’kam ça kërkoj unë. Jo se ajo ka këngën më të mirë, por i ka 5 këngëtarë të vetët. Normal që është artiste e jashtëzakonshme. Edhe Flori sivjet kishte 5-6 kompozime të vetat dhe të gjithë ata i japin pikët maksimale. Unë si artiste, s’mund t’i them dikujt: A do më votosh ti? Është skandal. Unë s’kam frikë askënd. Kush këngëtarë do të vijë, të përballet, me zë, me këngë, me të folur, me të veshur, me shkrim, me lexim, me ça të duan, nuk frikësohem“, u shpreh Albërija.
Mirëpo, pasi pa rëndësinë e madhe që i ishin dhënë fjalëve të saj, Albëria ka bërë një postim në Instastory, ku ka sqaruar se deklarata e saj është keqkuptuar.
“Më vjen shumë keq që u keqkuptua mënyrë se si e thashë se Aurela dhe Flori kur marrin pjesë te Kënga Magjike, kanë kolegët këngëtarë që janë pjesëmarrës dhe propabiliteti që të fitojnë është tek ata. Në fakt kjo s’do të thotë se nuk i vlerësoj dhe i dua. Thjesht nuk më ka pëlqyer mënyra e botimit asnjëherë, kaq. Aurela ka fituar edhe festivale të tjera dhe është Artiste”, shkruan Hadërgjonaj.
Link: https://www.instagram.com/alberije_hadergjonaj/
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bqa4aUMhKFJ/ / https://www.instagram.com/p/Bp7lvb6grFY/