Publiku ka mbetur i shokuar me pamjen e re që ka Rodrigo Alves, i njohur ndryshe si “kukulla Ken”.
Pasi iu nënshtrua një operacioni të fundit që ka zgjatur 5 orë dhe ka hequr 5 centimetra lëkurë me qëllim heqjen e një mase fibroze, ai është në fazë rehabilitimi.
Kukulla Ken ka hequr gjithashtu nga fytyra 200 fije të cilat i shkaktonin dhimbje ndërsa siç ka rrëfyer vetë, procedura ka qenë mjaft e dhimbshme.
Për shkak të gjakderdhjes së madhe, njeriu i cili ka bërë dhjetëra ndërhyrje kirurgjikale të buzëve, mollëzave, hundëve, vetullave etj… e ka të pamundur t’i mbajë hapur sytë dhe do i duhet një periudhë e gjatë rikuperimi.
Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-6606597/Human-Ken-Doll-Rodrigo-Alves-reveals-shockingly-swollen-face-stitches-gory-photos.html
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bn_O9K_n144/