ShowBiz

Përfundon në spital, Besa Kokëdhima tregon vuajtjet që kaloi në një foto

Këngëtarja Besa Kokëdhima në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se mbërmjen e djeshme e ka kaluar natën në spital.

Këngëtarja e cila ndodhet jashtë vendit, njëkohësisht ka cekur dhe një problem që po has rinia shqiptare e cila kryesisht kërkon që të largohet të punojë jashtë vendit.

Besa shkruan se e kupton se pse Europa kërkon infermierë nga Shqipëria, pasi ndërhyrja që kanë bërë tek këngëtarja ka qenë brutale.

“E kalova natën në spital për shkak të një komplikacioni të gripit. Tani e di pse duan infermierë shqiptarë në Europë! Nuk mund të merrnin gjak pa ma masakruar krahun”, shkroi Besa bashkangjitur me një emoji që tregon se është sëmurë.

Link: https://www.instagram.com/stories/besaofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsiPhLhgy3l/