Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa është bërë nostaligjike dhe së fundmi në Instagram ka postuar një foto të veçantë në krah të kantautorit Sajmir Çili.
Këngëtarja e cila në atë foto ishte vetëm 15 vjeçe, shpreh mirënjohjen për kantautorin, i cili sipas saj i hapi derën drejt sukesit duke e bërë pjesë të kompozimit “Yjet e shpresës”.
“Me shumë dashuri e kujtoj daljen time të parë në një skenë të madhe sic ështe ajo e Festivalit Kombetar. Me shume dashuri kujtoj @cilisajmir i cili më zgjati dorën duke më bërë pjesë të kompozimit të tij “Yjet e shpresës”. Ky djalë me një zë kaq të ëmbël dhe me një talent te padiskutueshëm, (që në atë kohë kish filluar të bëhej i famshëm), më hapi një derë të madhe drejt suksesit. Dhe ja ku më vijnë nga vajza e tij @isea_cili disa foto të papublikuara më pare. Isea që sot është pjesë e një formati të dashur për mua si @voicealbania e që po të vazhdoja të isha pjesë, padyshim do ta meritonte ti zgjasja dorën edhe unë sic bëri babai i saj me mua. Por gjithësesi nuk kursehem për një talent të rrallë si ty. Mirënjohje për ty Sajmir dhe suksese Iseas në rrugën e bukur të artit. #viti97 #jamcaelashtëedheunë #15vjeç.”-shkruan Eneda.
https://www.instagram.com/p/BurKuS-FiEW/
Link: https://www.instagram.com/p/BurKuS-FiEW/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BtvN9rvlLop/