ShowBiz

E thotë “troç” Hygerta Sako: Kur më thërrasin Miss më fyejnë inteligjencën

Moderatorja Hygerta Sako, tashmë prej disa vitesh moderon suksesshëm emisionet televizive, ku së fundmi rrëmbeu audiencën në emisionin e organizuar me rastin e kampionatit botëror 2018.

Megjithëse ka mbi supe një karrierë shumë të gjatë si moderatore, Hygertës nuk i është hequr ende nofka si “Ish Miss”, trofe të cilin e ka fituar vite më parë.

E ftuar në “Late Night Show” me Kastro Zizon në Ora News u shpreh se kur e thërrasin miss-i sikur i fyejnë inteligjencën.

Hygerta Sako: Kam 24 vjet nuk po e heq dot këtë nofkë. Më besdis kjo! Dua të më thonë gazetare, moderatore, po vajzë e zgjuar. Kur thonë miss-i, sikur më fyejnë inteligjencën.

Kastro: E lidh Miss-in me një vajzë boshe?

Hygerta: Është kjo ideja që gocat e bukura duhet të jenë budallaqe. Unë them që ka vajza shumë të bukura e të zgjuara, të cilat i kanë të gjitha cilësitë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=IBGuNJbJO_0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BZmUdrAFybo/