Pas projektimit për ndërtimin e makinave autonome të cilat shumë shpejt mund të jenë realitet, Gjermania po planifikon të aplikojë të njëjtën teknologji për lundrimin.
Në bashkëpunim me Ministrinë Gjermane të Transporteve, aktorët dhe inxhinierët e kësaj industrie po punojnë për të krijuar hapsira për testimin e këtij projekti në kanalin “Spree-Order”.
Kjo do të bëhet për të testuar navigimin automatik të mjetit lundrues dhe për tu njohur me të gjitha problematikat që mund të hasen.
Synimi i projektit, e cila është bazuar në zhvillimet më të fundit teknologjike, ka të bëjë me varka të vogla që përllogarisin rrugën e tyre dhe ngarkojnë dhe shkarkojnë kargot vetë pa një kapiten.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/architecture-boats-bridge-buildings-434655/