ShowBiz

“Ke menduar ndonjëherë që të futesh në politike?”, ja si përgjigjet Alketa Vejsiu

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të dashura në publikun shqiptar dhe shpesh herë ndjekësit kanë shumë interes për jetën e saj.

Ajo gjithashtu është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku kthen përgjigje fansave për pyetjet që këto të fundit i drejtojnë si për jetën personale ashtu edhe për atë profesinale.

Një nga ndjekësit e ka pyetur moderatoren nëse ka interes që të futet në politikë, ndërkohë që përgjigja e moderatores ka qenë e prerë.

“Ke menduar ndonjëherë ti hysh politikës?” ishte pyetja që ndjekësi i drejtoi.

“As më shkon në mendje. Politika dhe misioni i saj janë me vlerë, por për natyrën time do të ishte kufizim i madh.” i është përgjigjur Alketa duke treguar kështu se as nuk ka ndërmend ti hyjë ndonjëherë rrugës së politikës.

Link: https://www.instagram.com/stories/alketavejsiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bu6SwIxBmf-/