ShowBiz

Gentian Zenelaj rrëfen incidentin e papritur: Më zuri gjumi, nuk shkova në emision!

Aktori i njohur i humorit Gentian Zenelaj ishte i ftuar sot në emisionin e mëngjesit në “Club Fm”, ku foli për jetën e tij personale si dhe për karrierën.

Gjatë intervistës Genti tregoi se fillimet e tij në këtë profesion kanë qenë në radio dhe moderonte një emision nga ora 7 me 9 të mëngjesit.

Moderatori ka rrëfyer një histori interesante gjatë kohës që punonte, teksa tha se i duhej të ngrihej herët për në punë.

Por një ditë e kishte zënë gjumi dhe së bashku me kolegun e tij për të ndrequr gabimin kishin hequr fishën e transmetimit që të mos transmetohej në të gjithë Shqipërinë.

“Emisioni ishte 7 me 9 të mëngjesit dhe unë gjendesha në shtrat në orën 07:45. Asokohe kolegu im hoqi fishën e transmetimit dhe radio nuk dëgjohej më në të gjithë Shqipërinë. Kur arrita në studio thashë në mikrofon pra “siç po thosha” që të mos kuptohej që problemi ishte i joni”, tha Genti duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuBYomrFhLx/