ShowBiz

Ermal Mamaqi “ngacmon” sërish Luanën, moderatorja i kthen përgjigje publikisht

Pas mbylljes së suksesshme të sezonit të emisionit “Shiko Kush Luan”, moderatorja Luana Vjollca i dhuroi vetes disa pushime në mal dhe në det.

Ndërkohë që të shumta ishin fotot e Luanës në Instagram nga ishujt Maldive, ku moderatorja pozon në plazhet e mrekullueshme, ndërkohë që ekspozon dhe linjat e bukura trupore.

Por siç duket, këngëtares nuk i ndahet shpirti nga pushimet në det, pasi dje ka postuar një foto nga pushimet, ky pyeste ndjekësit sesi ishte e diela e tyre.

Komentet dhe pëlqimet për Luanën në foto ishin të shumta, por komenti që tërhoqi vëmëndjen ishte ai i moderatorit të njohur Ermal Mamaqi i cili herë pas here nuk i kursen ngacmimet me moderatoren.

“Mirë ç’ka… edhe ne mbahemi. Rrofsh që pyete. Si ishte rrjeta”, ishte komenti i Ermalit që shkriu së qeshuri të gjithë ndjekësit e Luanës.

“Të ka marrë malli me u gric me mua”, e ka pyetur Luana duke i kthyer përgjigje komentit epik të Ermalit.

https://www.instagram.com/p/BvHxdk0FXzT/

Link: https://www.instagram.com/p/BvHxdk0FXzT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvCaM0gF9Th/