ShowBiz

Familja e Dr. Florit në ankth, bashkëshortja rrëfen tmerrin kur i thonë se i biri 5-vjeçar ka tumor në kokë…

Ditët e fundit nuk kanë qenë aspak të lehta për djalin e vogël 5-vjeçar të këngëtarit të ndjerë Dr. Flori.

Mamaja e tij, Blerina Lecini Kondi, në një postim në rrjetet sociale ka treguar se këto ditë kanë qenë shumë të vështira për djalin e saj dhe për njerëzit e afërm që u kanë qendruar pranë.

Ajo ka treguar se mjekët i kanë thënë që djali 5-vjeçar ka një masë tumoriale në kokë, por zoti bëri mrekullinë e rradhës dhe në fakt ishte një abses, që gjithsesi duhej hequr me shpejtësi.

“12-15 mars kane qene ditet me te veshtira per Danushken, mua, familjet tona dhe per te gjithe miqte qe na qendruan afer dhe vazhdojne te na mbeshtesin pa kushte!
Nuk do ta harroj kurre ate qe perjetova kur me thane qe ti zemra ime vogel kishe (?) nje mase tumorale ne koken tende te bukur…
Po baba Zoti te do shume biri im dhe beri mrekulline e rradhes! 🙏🏼 Ajo qe na thane se mund te ishte tumor ishte ne fakt nje abses por qe gjithsesi duhej hequr me shpejtesi.
Danieli e perballoi nderhyrjen si nje hero dhe vazhdon te jete shume mire!#GJIGANDIVOGEL #ZOTIESHTEIMADH
We will be happy, Promise!”-shkruan Blerina në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BvFWpl1F7XR/

Link: https://www.instagram.com/p/BvFWpl1F7XR/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BoZk5JPi0mQ/