ShowBiz

“Dështake”, Zaimina i kthehet ndjekësit të Taynas: Kam 3 biznese!

Këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari prej kohësh është larguar nga muzika, por megjithatë është ende mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndiqet nga shumë fansa të saj.

Së fundmi Zaimina ka komplimentuar me një koment reperen e njohur Tayna e cila ndodhet me pushime në Tajlandë, nga ku ka ekspozuar linjat e bukura trupore.

Zaimina i ka komentuar reperes një emoji me flakë, duke nënkutuar që ajo është mjaft e bukur dhe tërheqëse.

Ndërkaq një fanse e Tayna-s duket se nuk e ka pritur mirë këtë koment dhe i ka lënë një përgjigje aspak të këndshme Zaiminës.

“Zaimin mbarove t’u i bo marketing vetes në Instagram të Tayna-s. Tayna bëji bllok kësaj dështakes!”, ka shkruar fansja, ndërkohë që Zaimina i ka kthyer një përgjigje duke i mbyllur gojën.

“Të bësh kompliment se sheh një femër të bukur dhe mbi të gjitha të talentuar nuk është marketing për veten. Po kaq horizont ke, nuk të vë faj. Sa për dështaken i kam 3 biznese të suksesshme, po ik merru bëj diçka për veten sa merresh në Instagram”, i shkruan Zaimina.

https://www.instagram.com/p/BvJM0e3AlDG/

Link: https://www.instagram.com/p/BvJM0e3AlDG/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bt1NtCrnZYl/