ShowBiz

Fansat çmenden pas kësaj videoje?! Enca këndon në gjuhën kurde

Këngëtarja e njohur Enca, e cila numëron rreth 2 milionë ndjekës në Instagram, ka arritur të fitojë zemrat e shumë fansave edhe jashtë territorit shqiptar.

Siç duket fama e këngëtare ka kaluar dhe kufijtë e vendit, e kryesisht në Lindjen e Mesme.

Gjatë këtyre ditëve këngëtarja ka qenë e pranishme në Kurdistan, ku ka perfomuar në një koncert për fansat që e ndjekin atje.

Gjithashtu për Encën ka pasur dhe shumë interes nga mediat vendase, të cilën e kanë intervistuar.

Enca ka publikuar një video në Instagram ku shihet teksa po intervistohet nga një gazetar i huaj, i cili i kërkon këngëtares shqiptare që të përformojë në gjuhën kurde.

“Premtoj që mund të këndoj në çdo gjuhë!”-shkruan këngëtarja bashkangjitur videos ku dëgjohet duke kënduar, ndërkohë që prezantuesi mahnitet.

https://www.instagram.com/p/BvMvyxjgBuh/

Link: https://www.instagram.com/p/BvMvyxjgBuh/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvM391TgZ9S/