ShowBiz

Nora feston ditëlindjen, kjo është surpriza e bukur që i ka përgatitur Roberti dhe vajza

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Nora Istrefi feston sot ditëlindjen. Ndërkohë që për Norën nuk kanë munguar urimet e shumta, një dedikim special i ka ardhur nga vajza e saj Rene dhe bashkëshorti Robert Berisha.

Roberti ka publikuar një video në Instagram ku shihet me vajzën në prehër, ndërkohë që i bie pianos dhe vajza e vogël Rene këndon me zërin e saj melodioz “Happy birthday to mom!”

Nora me siguri do të jetë shumë e lumtur, pasi Roberti dhe Rene duken të adhurueshëm të dy bashkë, ndërkohë që ky moment mbërtheu dhe zemrat e ndjekësve.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BYIhC5UlfeK/

Link: https://www.instagram.com/stories/robertberishaofficial/