ShowBiz

Rona Nishliu përkujton tmerret e luftës: Zgjohem e mbuluar nga djersë të ftohta!

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu në një postim të fundit në Instagram, i ka prekur të gjithë me fotot e publikuara.

Rona ka publikuar disa foto ku ka përkujtuar luftën e tmerrshme mes Kosovës dhe Serbisë, që ka ndodhur 20 vite më parë, duke theksuar se duhet ta kujtojmë që mos të përsëritet me kurrë.

“Kjo ishte situata ime dhe e qindra mijëra bashkëqyetarëve të mi në Kosovë 20 vite më parë. Nëndërgjegjia ime po kalon një proces sistematik të të riprodhuarit kujtime nga lufta duke më kthyer atmosferën e saj çdo mbrëmje të Shkurtit dhe Marsit, në ëndrrat e mia. Shtëpi tek e cila ende nuk mund të shkoj, familjarë që kanë ndërruar jetën, forcat militare serbe, rrënim, gjak, frikë, vuajtje, të gjitha vijnë në ëndrrat e mia dhe zgjohem e mbuluar nga djersë të ftohta. Është e rëndësishme të kujtojmë të shkruarën që të mos përsëritet kurrë më. Paqe”,-shkruan Rona.

https://www.instagram.com/p/BvexTKllaVs/

Link: https://www.instagram.com/p/BvexTKllaVs/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrSeEdEgg8H/