ShowBiz

Stine edhe mund të rikthehet me ish-bashkëshorten e tij, por ka një kusht për të!

Në fund të vitit që kaloi, bëri bujë në media ndarja e këngëtarit Stine nga partnerja e tij Graciela. Ishte vetë këngëtari i cili bëri të ditur se historia e tyre e dashurisë kishte marrë fund.

Gjatë një interviste për gazetarin Eraldo Rexha në emisionin “Pasditja ime”, Stine foli për herë të parë publikisht për ndarjen nga ish-bashkëshortja, por sipas tij ende nuk ka mbaruar.

“Nuk them që ka mbaruar, apo ka filluar. Ne kemi raporte të mira, takohemi me vajzën. Po u soll mirë do e shikojmë”, – u shpreh Stine.

Ai ka treguar se ngjarjet rrodhën në këtë mënyrë, sepse gjithçka ishte akumuluar për një kohë të gjatë dhe më pas shpërtheu për gjëra fare të vogla. Këngëtari tha se në marrëdhënie është shumë mendjehapur dhe shpesh më tolerant se partnerja. Çifti i njohur janë edhe prindër të një vajze 2-vjeçare të quajtur Estia.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrrCi-8gMAb/