ShowBiz

Arbana Osmani zbulon kush është personi që e bën të lumtur!

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të suksesshme në ekranin shqiptar, dhe shpesh herë publikimet e saj në rrjetet sociale për jetën personal kanë shumë interes për publikun.

Megjithëse është një personazh mjaft i njohur, Arbana tregohet shumë e rezervuar për jetën e saj private, ku rrallë herë ndan momente me familjarët.

Por ditën e djeshme, Arbana ka ndarë një foto plot dashuri me djalin e saj të vetëm, Jonin.

Ajo ka publikuar një foto me Jonin teksa e përqafon ndërsa shkruan: “Lumturi!”

Kujtojmë se moderatorja është ndarë nga bashkëshorti i saj, Ardit Kero, pas 16 vitesh bashkë. Ndërkohë së fundmi po përflitet se Arbana është në një lidhje me regjisorin e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj.

Link: https://www.instagram.com/stories/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvtMumfgV-B/