ShowBiz

“Pse jeton e ndarë nga Big Basta?” Vesa Luma ‘vihet’ në siklet nga fëmijët!

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur nga publiku, Vesa Luma, ishte mbrëmjen e kaluar e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Vesa Luma u përball me pyetjet e shumta të fëmijëve, ndërkohë që vogëlushët nuk u kursyen edhe me pyetje të sikletshme.

Duke qenë se këngëtarja jeton larg bashkëshortit të saj, reperit Big Basta, i cili ndodhet në Zelandën e Re, nuk mund t’i shpëtonte kuriozitetit të fëmijëve se përse po jetojnë të ndarë.

Ndërkohë që Vesa u shpreh se të dy e përjetuan keq largësinë, por kjo gjë do të marrë fund sapo të mbarojë projektet që ka nisur. Vesa ka në plan të mbajë një tur koncertesh në Shqipëri e Kosovë, dhe një album të ri që do të vijë shumë shpejt:

“E përjetuam ndarjen shumë, por ai do vijë shumë shpejt, e nuk do jetë më i mërzitur. Unë dhe Big Basta duhemi shumë. Kemi disa projekte që do të jenë koncerte recitale në Shqipëri e Kosovë dhe këngë të reja. Më pas do të jetë një album përfundimtar, e pastaj do të kthehem rehat në Zelandë”, u shpreh këngëtarja.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=KaY6SEYx-_U

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvuQ_fqpY-8/