ShowBiz

Pagesat e larta të këngëtarëve, Irma Libohova ju drejtohet kolegëve: Nuk jemi për të rrjepur…

Një tjetër bashkëpunim muzikor i është shtuar tregut tonë. Irma Libohova dhe Rei Bezhani në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sapo kanë publikuar këngën e tyre të re me titull ‘Peng’.

Të dy këngëtarët ishin të ftuar në emisionin “Trokit” ku u shprehën të lumtur që projekti që sollën është tejet profesional e që audienca e ka pëlqyer si këngë.

Të dy, iu bashkuan lojrave të programit teksa gjatë pyetësorit ‘PO-JO’ zbuluam edhe për pagesat e tyre gjatë koncerteve.

A fitojnë shume? Irma duke buzëqeshur ishte e pavendosur mes ‘PO’ dhe ‘JO’ teksa Ermali me shaka i thotë se ‘si ende kërkon më shumë pas qindave koncerteve e dekadave në skenë’:

‘Nuk thashë JO, thashë PO-JO (qesh sërish). Përtej kësaj, negociojmë gjithmonë çmimet. O artistë, nuk jemi këtu për tu rrjepur njërëzve skalpin. Jemi për ti kënaqur, vërtetë e kemi punë, por ka edhe logjikë, konsensus’ – tha Irma.

Link burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=OWtAFE3l-lA