Prej kohësh është përfolur në media mbi lidhjen e reperit Young Zerka me këngëtaren Ronela Hajati, e cila nuk u konfirmua kurrë nga të dy, as kur ishin bashkë, as tani që përflitet që janë ndarë.
Dyshimet kanë lindur pas deklaratave evazive të artistëve nëpër emisione televizive, ndërkohë që nuk kanë sqaruar asnjëherë marrëdhënien e tyre.
Ndërkohë së fundmi, Ronela ishte e ftuar në emisionin “Mirage”, ku nuk mund të shmangej pyetjes se çfarë ka ndodhur midis Zerkës dhe saj.
Megjithatë Ronela i’u shmang pyetjes me diplomaci, duke folur mjaft mirë për këngëtarin, por kishte edhe një vërejtje për të, duke thënë se bën shumë për të tjerët.
“Jemi kolegë të mirë dhe Aldo (Young Zerka) është djalë shumë i mirë, ka një karakter që nuk e gjen shumë shpesh të ngelur nëpër kolegë, art, por edhe në njerëz jashtë saj. Është njeri i drejtë, shumë pozitiv, ka një zemër të madhe, ka ndihmuar shumë njerëz, me aq sa ka pasur mundësi, që nuk besoj se e ka marrë mbrapsht. Ka bërë hite dhe u ka dhënë hite njerëzve që mendoj se nuk ia kanë kthyer fare ‘feedback’-un. Mendoj se meriton shumë më tepër sesa po i serviret nga showbiz-i. Është shumë i talentuar, e do shumë atë që bën. Është djalë që ka shumë vlera”, tha Ronela.
Pyetja e radhës ishte nëse a ka diçka më shumë se miqësi mes tyre:
“Ne flasim, nuk është që nuk flasim”.- u përgjigj Ronela.
Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=SCEr-crND4o&feature=player_embedded