Këngëtarja e njohur Gresa Behluli, javën e shkuar kurorëzoi me martesë dashurinë e saj disa vjeçare me biznesmenin shqiptar Lulzim Ibrahimi.
Javën që kaloi, ajo zhvilloi edhe festën e beqarisë, ku u shfaq rrezëllitëse me një fustan të kuq, ndërkohë që kënduan motrat Mustafa.
Në intervistën e parë që dha për emisionin “Mirage”, pas dasmës së bujshme, këngëtarja tregoi edhe sa ka kushtuar dasma luksoze e saj,
“Zakonisht nuk flitet për shifrat, por ka qenë një dasëm shumë e mirë, por nuk është se ka kushtuar shumë. Por kur je fytyrë publike gjithçka ka një mirëkuptim, sepse dëshirojnë të jenë pjesë atij eventi, kështu gjithshka ka qenë më e arsyeshme.”- u shpreh Gresa.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BvsHwMHhqfV/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=0IgbF0eqtgA&feature=player_embedded