ShowBiz

“Kush tha që ka vdekur?” Morena Taraku bën tatuazh këngëtarin e njohur

Këngëtarja Morena Taraku është një nga femrat më të njohura të showbizzit shqiptar, e cila shpesh herë është pjesë e mediave rozë për shkak të jetës së saj private.

Këngëtarja e njohur di gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen e mediave rozë, ndërkohë që ka treguar vazhdimisht ndërmjet postimeve në rrjetet sociale se ka shumë pasion tatuazhet.

Së fundmi këngëtarja ka surprizuar fansat, pasi ka gdhendur tatuazh këngëtarin e njohur Michael Jackson.

“Kush tha që ai ka vdekur? MJ”-ka shkruar Morena përmbi foton e publikuar në “Snapchat”, duke treguar në këtë mënyrë se është një fanse e zjarrtë e këngëtarit të njohur.

Burimi i foto: https://www.instagram.com/p/BwPhRUdHXR3/