ShowBiz

Si reagoi Rita Lati kur vajza i tregoi se kishte humbur virgjërinë

Roza Lati dhe Rita Lati, mëmë dhe bijë kanë treguar gjithmonë se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer.

Të ftuara në “Xing me Ermalin”, Roza ka treguar se i ka rrëfyer mamasë së saj Ritës edhe herën e saj të parë. Roza ka treguar se mamaja e saj kaloi tre emocione në të njëtën kohë.

“Rita Lati kaloi tre emocione të ndryshme për tre sekonda. Emocioni i parë:ulëriti, emocioni i dytë: u mërzit, emocioni i tretë: u mallëngjye. Goca ime është bërë vajzë e rritur tha dhe doli nga shtëpia. Pas 15 minutash erdhi me një tortë.”- tha  Roza dhe shpërtheu në të qeshura.

Ndërkohë që Rita shtoi se donte te dukej një mama moderne, duke u shprehur se nga njëra anë isha e lumtur që Roza iu bë hsoqe.

“Kërcen prifti nga belaja. Ç’të bëja? Doja të dukesha një mama moderne. Më qahej, por nga një anë isha e lumtur që isha shoqja më e ngushtë e Rozës”– përfundoi Rita duke treguar edhe njëherë se ajo nuk është vetëm mamaja e Rozës por edhe shoqja e saj më e ngushtë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwNEbU_J2M2/