ShowBiz

“Disa komente ta heqin trurin fare!”, Alketa Vejsiu ‘acarohet’ me ndjekësit

Si shumë personazhe publike, jo vetëm në vend, por në mbarë botën, edhe moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është solidarizuar me ngjarjen e ndodhur në katedralen Notre Dame në Paris.

Alketa ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram, ku tregon trishtimin e madh për katedralen dhe faktin se u “dogj” një pjesë e gjallë e historisë.

Por një pjesë e komentuesve, të cilët shprehen se vipat le të shikojnë varfërinë në vend, duket se e kanë bërë moderatoren që të reagojë sërish.

“Kendveshtrimi i disave ne keto komentet ta heq trurin fare. Krahasime jashte kontekstit, absurd komplet; c’hyn Siria, Uria, Shqiperia, Myslimanet e te Krishteret mor Zot?!Ketu po flasim per nja pasuri nderkombetare epokale te njerezimit, qe e perpiu tymi. Ndjesia qe nje gje e bukur qe ju perket te gjitheve, s’do te jete me shkakton trishtim. Per Arkitekturen, Kulturen, Historine nuk po flas; thjesht kisha parasysh disa kujtime personale para kesaj ndertese unike, dhe kisha parasysh qe gjithcka qe shkruhet ne Libra sdo mund te ilustrohej me. Per fat thone qe nje pjese e Kishes ka shpetuar, por mendjet e disave si ti shpetojme?”- shkruan Alketa.

https://www.instagram.com/p/BwSuVNahTA9/

Link: https://www.instagram.com/p/BwSuVNahTA9/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwUotP7BbR6/